NGA INFORMATORI
Prishtinës 500, Rahovecit 300 euro dënim
20 March, 2018 @15:09
Nga skuadrat e Superligës, Komisioni i Garave ka dhënë dënime të majme për kampionen aktuale, Sigal Prishtina dhe ekipin që po synon Play-Offin për herë të parë në histori, Rahovecin.
Për shkak se reklama e kompanisë IP, sponsor i ligës, nuk është vendosur në ndeshjen Sigal Prishtina - Peja, ekipit bardhekaltër i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, ka bërë të ditur FBK në Informatorin e fundit, të botuar sot.
Ndërsa, Rahoveci ka marrë dënim prej 300 eurove, për shkak se në përballjen e rëndësishme ndaj Yllit që e fitoi në fundjavë, në çerekun e katërt u ndezën disha fishekzjarre, njofton Informatori Nr. 23.
Nga përballjet tjera nuk ka pasur ndonjë vërejte, pos një dënimi prej 100 eurove për Trepçën, për shkak të gabimit teknik të përsëritur.