PEJA
Pritet e pesta me radhë
19 February, 2014 @14:28
Skuadra e Pejës që ka arritur vetëm fitore në vitin 2014 dhe ka mbetur pa trajnerin Danijel Lutz, do të kërkojë fitoren e parë si mysafir nën drejtimin e trajnerit të ri, Slobodan Savovic.
Një seri e mirë e Pejës e filluar në janar ka vazhduar edhe gjatë këtij muaji dhe tashmë me fitoren ndaj Levskit në Sofje, Peja ka bërë hap të madh për të kërkuar fitoren edhe në Rumani, ndaj Craiovës.
Basketbollistët janë në disponim për fitore dhe pritet të shihet sonte se çfarë paraqitje do të japin në mysafirllëkun e tyre të vështirë.
Craiova në anën tjetër llogarit të fitojë këtë ndeshje që të bëj hesapet për Play-Off dhe kjo ndeshje për ata shihet si vendimtare.
Mirëpo, nëse Peja do të arrinte edhe një fitore kjo do ta ndante atë në pjesën e epërme të tabelës dhe do t’ia shtonte edhe më gjasat për Play-Off e në llogaritë më të mira edhe për TOP 2.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Sonte:
17:30 Universiada, Sofje | Levski-Galil Gilboa | Gjyqtarë: Zoran Sutulovic, Vladan Sundic dhe Milosav Kaludjerovic | Duelet e deritashme: Galil Gilboa - Levski Sofia (0-1) |
19:15 Polivalenta, Krajovë | Craiova-Peja | Gjyqtarë: Ademir Zurapovic, Borislav Peltekov dhe Ventsislav Velikov; | Duelet e deritashme: Peja-Craiova (1-0) |