Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - RAHOVECI

Prizreni bashkëkryeson Superligën, prishë serinë e Rahovecit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prizreni bashkëkryeson Superligën, prishë serinë e Rahovecit


27 December, 2020 @19:06

Ndeshja e fundit e xhiros së 11, përfundoi me një super ndeshje në mes të Prizrenit dhe Rahovecit.

Dy skuadra në formë u përballën në palestrën “Sezai Surroi”, derisa dueli përfundoi me fitoren e Prizrenit me rezultat 88-82.

Rezultati në ndeshje ishte i ngushtë deri në çerekun e fundit, kur Prizreni u tregua skuadra që e kërkoi më shumë fitoren dhe këtë e arriti.

Xavier Cannefax me 34 pikë, 3 kërcime e 2 asistime shkëlqeu te Prizreni, kurse u ndihmua edhe nga Urim Zenelaj me 14 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 13 pikë e 6 kërcme dhe Jeremiah Paige me 12 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.

Te Rahoveci lojtari në formë Isaiah Traylor ishte përsëri në skenë. Ai luajti me 18 pikë, 11 asistime e 6 kërcime. U dallua edhe Amadi Ikpeze me 17 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 8 fitore e 3 humbje, derisa Prizreni e ngriti serinë e fitoreve rresht në 6 ndeshje.

Në xhiron tjetër Prizreni do të përballet me Prishtinën, kurse Rahoveci e pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga