PRIZRENI - BOREA
Prizreni me gjysmë force mposht pejanët
27 January, 2019 @20:29
Skuadra e Prizrenit pa telashe arriti ta mposhtë Borean me rezultat 99-70.
Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund, djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati nuk e lëshuan epërsinë në asnjë minutë.
Prizreni luajti pa 3 yjet e skuadrës Elliott Cole, Malcolm Canada dhe Urim Zenelaj, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Brandon Scott me 21 pikë të shënuara. Scott mori ndihmë edhe nga Ergin Grosha (18 pikë e 11 kërcime) dhe Chris Waller (18 pikë).
Te Borea u dalluan Albin Berisha me 20 pikë dhe Ilir Shala me 14 pikë.
Prizreni me këtë fitore e kaloi edhe Trepçën dhe u vendos në pozitën e pestë me 7 fitore e 9 humbje, kurse Borea gjendet në fund të tabelës me 3 fitore e 13 humbje.