PËRFORCIMI I RI I EKIPIT
Si debutoi Aaron Anderson te Trepça?
27 January, 2019 @19:14
Te Trepça sot është paraqitur për herë të parë edhe përforcimi i ri i skuadrës, Aaron Anderson.
Basketbollisti amerikan ka qenë në fushë për 40 minuta, duke mos pushuar asnjë moment gjatë ndeshjes.
Gjatë ndeshjes Anderson ka shënuar 15 pikë për ekipin e tij në humbje ndaj Yllit. Përveç pikëve, ai ka regjistruar edhe 9 asistime si dhe dy kërcime e dy topa të rrëmbyer për skuadrën e tij.
Dueli i radhës për Trepçën është në Lipjan, ku në palestrën Better Life ekipi mitrovicas do të takohet me skuadrën debutuese në Superligë.