PRISHTINA - LIPJANI
Seria ngritet në 16
26 January, 2019 @20:37
Një fitore tepër të lehtë e regjistroi sonte Prishtina, duke e mposhtur Lipjanin bindshëm me rezultat 121-66.
Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, nënkampionja nuk e lëshoi epërsinë dhe kështu e mposhti Lipjanin pa telashe.
Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë të shënuara, derisa luajti vetëm 20 minuta. Ai u ndihmua edhe nga Demario Mayfield me 18 pikë, derisa Divine Myles ishte afër shifrave magjike triple-double, duke luajtur me 17 pikë, 12 asistime e 8 kërcime.
Te Lipjani më i dalluari ishte James Johnson me 23 pikë e 4 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 16 rresht për Prishtinën dhe gjendet në krye të tabelës, kurse Lipjani ka bilanc prej 2 fitoreve e 14 humbjeve, ku është i pozicionuar në zonën e Play Outit.