Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Prizreni mund të debutojë në gara ndërkombëtare

TOPSPORTI/ A. Paçarizi/ 2018

Prizreni mund të debutojë në gara ndërkombëtare


29 July, 2020 @15:57

Skuadra prizrenase e elitës së basketbollit kosovar, KB “Ponte” Prizreni, pritet të jetë anëtarja më e re nga Kosova në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL.

Njoftimin e ka bërë të ditur Koha ditore në numrin e sotëm të saj, ndërsra trajneri i skuadrës në fjalë Arbnor Rifati, ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet në muajin gusht.

“Do të marrim pjesë në BIBL për të pasur më shumë ndeshje në edicionin e ri të garave, ashtu që të mos limitohemi në ndeshjet e Superligës pasi që nuk do të luajmë në ligën e përbashkët (Kosovë-Shqipëri, v.j.). Mirëpo, gjithçka do të bëhet zyrtare në fillim të muajit të ardhshëm,” ka thënë Rifati sot për gazetën në fjalë.

KB Prizreni kishte siguruar PlayOffin e Superligës në edicionin 2019/20 që u anulua përfundimisht për shkak të pandemisë coronavirus, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në Final 8 të Kupës së Kosovës, ku ishte eliminuar nga fituesja e Kupës, KB Peja.

Nëse do të vendosin për pjesëmarrje në ligën ballkanike, KB Prizreni do të bëhet anëtarja më e re e kësaj lige nga Kosova, pasi që deri tash aty kanë marrë pjesë skuadra si: Prishtina, Bashkimi, Peja, Rahoveci dhe Trepça.

Për KB Ponte Prizrenin ky do të mund të bëhet stinori debutues dhe pjesëmarrja e parë në gara ndërkombëtare.

Një skuadër që nuk merr pjesë në ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe dëshiron të merr pjesë në gara të BIBL, sigurisht që do të lejohet, ka konfirmuar edhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga