Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PRIZRENI

Prizreni në super-formë, e 5-ta rresht

Prizreni në super-formë, e 5-ta rresht


24 December, 2020 @17:12

Prizreni ka regjistruar edhe fitoren e pestë rresht.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, e mposhtën Pejën me rezultat 79-93.

Peja gjatë ndeshjes ishte në epërsi vetëm me 3 pikë , e në shumicën e kohës Prizreni e dominoi ndeshjen për ta regjistruar fitoren e radhës.

Josh Martin me 23 pikë e 14 kërcime ishte më i miri te Prizreni, derisa debutoi edhe Jeremiah Paige me 19 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Gjithashtu u dalluan edhe Xavier Cannefax me 18 pikë e 10 asistime dhe Blendi Matoshi me 18 pikë.

Te Peja, Drilon Hajrizi shkëlqeu me triple-double prej 31 pikëve, 13 kërcimeve e 10 asistimeve, derisa nuk luajti në këtë ndeshje ylli Dardan Berisha.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 7 fitore e 3 humbje.

Prizreni në xhiron tjetër takohet me liderin Rahoveci, kurse Peja me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga