Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - VËLLAZNIMI

Prizreni ngritë serinë në 4 fitore rresht

Prizreni ngritë serinë në 4 fitore rresht


20 December, 2020 @16:50

Forma e Prizrenit vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Vëllaznimit.

Prizreni e mposhti Vëllaznimin me rezultat 98-82 dhe e ngriti serinë e fitoreve në katër rresht.

Skuadra gjakovare në këtë ndeshje nuk ishte në epërsi në asnjë moment, derisa Prizreni e regjistroi një fitore me vlerë të madhe.

Xavier Cannnefax me 30 pikë, 3 kërcime e 3 asistime ishte më i miri te Prizreni, kurse u ndihmua edhe nga Arti Hajdari me 24 pikë e 4 asistime dhe Blendi Matoshi me 15 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi Devonte Jackson me 20 pikë dhe Cedric Council me 15 pikë ishin më të dalluarit, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Prizreni aktualisht i ka 6 fitore e 3 humbje, derisa Vëllaznimi 3 fitore e 6 humbje.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Pejën, kurse skuadra gjakovare e pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga