Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSYEJA PSE LUHET MË HERËT

Prizreni-Peja, zhvillohet nesër

Foto: KBPeja/Korniza/fb

Prizreni-Peja, zhvillohet nesër


25 December, 2022 @20:32

Xhiroja XVI e Superligës është paraparë të zhvillohet mesjavën që vjen. Duelet janë të mërkurën dhe të enjten, mirëpo njëra prej tyre do të luhet nesër.

Prizreni-Peja, përballja që do të zhvillohet në 13 qershori të Suharekës, pasi që në Sezai Surroi po punohet, do të luhet të hënën më 26 dhjetor. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 19:00, ndërsa kryetrajneri i ri dhe i pari pos Arbnor Rifatit në histori të këtij klubi, Edin Kërveshi do të kërkojë fitoren e parë të tij aty.

Peja në anën tjetër do të mundohet të mbajë ritmin, duke kërkuar fitore, pas pushimit në fundjavë, për shkak që Prishtina-Peja u shtye.

E arsyeja pse ndeshja Prizreni-Peja luhet të hënën (26 dhjetor) është sepse pejanët në kalendar kanë ndeshjen e paraparë të BIBL ndaj ekipit të vetëm të pamposhtur pos tyre në këtë ligë, Hapoel Beer Sheva. Peja - Hapoel Beer Sheva luhet më 29 dhjetor në Karagaç me fillim prej orës 20:15.


 
Të gjitha lajmet nga