Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I RADHËS

Prizreni-Rahoveci — pa shikues!

Prizreni-Rahoveci — pa shikues!


25 November, 2022 @20:16

Skuadra e Ponte Prizrenit përmes një njoftimi të lëshuar sonte ka bërë të ditur se ekipi i tyre është dënuar me një ndeshje pa praninë e shikuesve për shkak të incidenteve të ndodhur në përballjen e mbetur ndaj Trepçës, që u luajt mbrëmë!

Bardhezinjtë e Prizrenit mposhtën Trepçën, por aty ishin paraqitur persona që kishin “shkaktuar telashe” sa për tu kërkuar përjashtimi i të pranishmëve në sallë nga gjyqtarët. Prizreni e fitoi këtë ndeshje.

“Ndeshja e vlefshme për Xhiron XII të Superligës, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit do të zhvillohet pa praninë e shikuesve. KG në Informatorin e dërguar ka ekzekutuar Nenin 49.17 ku në bazë të PG-së dënohemi me një ndeshje pa prani të shikuesve në shtëpin tonë,” ka bërë të ditur ekipi prizrenas në njoftimin e lëshuar sonte.

Derisa Prizreni ka bilanc 5-5 në Superligë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Rahoveci ka bilanc 2-9 me 11 lojë të luajtura. Përballja ndërmjet Prizrenit dhe Rahovecit është paraparë të luhet të shtunën, me fillim prej orës 19:00 në Sezai Surroi, ndërsa do të transmetohet në KSport 1.


 
Të gjitha lajmet nga