Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI

Prizreni zyrtarizon përforcimin e ri

Prizreni zyrtarizon përforcimin e ri


29 November, 2019 @17:49

Pas largimit të AJ Sanders, skuadra e Prizrenit ka gjetur shumë shpejt zëvendësimin e tij.

Dareial Franklin do të jetë përforcimi i Prizrenit, pasi të rregullohen dokumentacionet në FBK. Ai pritet që të jetë i gatshëm nga ndeshja e javës së ardhshme.

Franklin është i gjatë 196 cm, luan në pozitat 3 dhe 4. Ai ka luajtur në kampionatin e Portugalisë, Danimarkës, derisa së fundi ishte në kampionatin e Kilit.

Dareiali do të jetë përforcimi i pestë i skuadrës prizrenase.

TABELA AKTUALE

Prizreni aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 7 fitore e 5 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga