PRISHTINA - PRIZRENI'16
Prizreni’16 fiton dramën në kryeqytet
6 March, 2022 @19:01
Fitore jashtëzakonisht e rëndësishme e Prizreni’16 në përballjen interesante të xhiros ndaj Prishtinës në kryeqytet.
Pas njërës gjuajte të shënuar nga Altin Morina, për 75-78 në të mirë të Prizrenit’16, në 4 sekondat e fundit Wendell Mitchell ka rrëmbyer topin nga bardhezinjtë ka shutuar për tri pikë, por s’ka arritur të shënojë për të çuar lojën në vazhdime.
Kështu, Prizreni’16 i drejtuar nga Arbnor Rifati ka dalë në pozitë të tretë të renditjes tabelare duke e bërë bilancin e skuadrës, 13-6 në Superligë, derisa Prishtina i kthehet bilancit negativ 10-11.
Mitchell ka qenë më efikasi te Prishtina që humbi 75-78 [20-25, 20-22, 14-14, 21-17] sonte, pasi që shënoi 22 pikë e 3 asistime. Meriton Ismaili u dallua me 17 pikë, ndërsa Jan Palokaj shtoi 13 të tjera.
Darrell Davis, përforcimi i ri i skuadrës së Prizreni’16 ka luajtur pa pushim dhe ka qenë më meritori në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar 26 pikë, 10 kërcime e 6 asistime në fitore.
Ai u ndihmua edhe nga Urim Zenelaj që shënoi 19 pikë, 12 kërcime e 4 bllokada në këtë fitore të prizrenasve.
Ajo që vlen të përmendet është se Prizreni’16 ka luajtur pothuajse gjatë gjihë ndeshjes me pesëshen e parë të ekipit, ku vetëm Qëndrim Ajazaj dhe Robert McCoy kanë marrë minuta nga banka, për të pushuar ndonjërin prej lojtarëve gjatë ndeshjes.