RIVALI I KOSOVËS ME TIMONIER TË RI
Qiproja ndërron selektorin para ndeshjes ndaj Kosovës
3 October, 2024 @10:51
Përfaqësuesja e Qipros në futboll, që u mposhtë thellë nga Kosova në kuadër të Ligës C të Kombeve, ka bërë të ditur që ka ndarë rrugët me selektorin e deritashëm të saj, Temuri Ketsbaia.
Në vend të tij, Qiproja ka sjellë në krye të kombëtares Sofronis Augustisin, i cili nis detyrën menjëherë dhe do të komandojë ekipin në ndeshje ndaj Rumanisë më 12 tetor dhe Kosovës më 15 tetor.
TABELA AKTUALE DHE ORARI I NDESHJEVE
Sipas Federatës qipriote, Augustis është trajneri më i suksesshëm qipriot i viteve të fundit. Selektori 47 vjeçar ka punuar me ekipet kryesore të elitës së kampionatit qipriot të futbollit.
Kosova përndryshe mposhti Qipron 0-4 si mysafir, ndërsa është në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve. Pos Qipros me të cilët takohet më 15 tetor në Prishtinë, Kosova do të luajë edhe ndaj Lituanisë më 12 tetor si mysafir.