DRAGAN RADOVIC

Radovic flet pas ndeshjes së parë historike në Ligën Unike
6 April, 2021 @18:51
Trajneri i Pejës, Dragan Radovic, ka folur për Art Sport pas ndeshjes së parë historike të Ligës Unike, që u zhvillua mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Pejës.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Pejës, ndërsa trajneri Radovic pas ndeshjes pranoi se nuk kishin shumë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, si dhe uroi drejtuesit e Ligës Unike për fillimin e kësaj gare.
“Vllaznia luajti mirë sot. Ne nuk ishim në dijeni për kualitetin e tyre dhe nuk kishim kohë të mjaftueshëm për t’u përgatitur. Prandaj jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot. Gjithashtu dua të uroj dhe të shpreh kënaqësinë për shkak se luajtëm ndeshjen e parë historike në Ligën Unike. Uroj më të mirat në të ardhmen për këtë ligë që do t’i bëjë mirë basketbollit”, tha Radovic.
Peja me fitoren sot ndaj Vllaznisë u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës Unike, ku do të përballet me skuadrën e Rahovecit.