DRAGAN RADOVIC
Radovic: Nuk patëm zgjidhje në sulm
17 February, 2017 @19:10
Zgjidhjet e pakta në fazën e sulmit ka qenë njëra prej arsyeve të humbjes së Bashkimit në gjysmëfinale të Kupës përballë Pejës.
Kështu mendon trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, i cili pas ndeshjes foli për kanalin transmetues të ndeshjes, Supersport.
“Fillimisht dua ta uroj fitore e Pejës në këtë ndeshje. Ne në shumicën e kohës nuk kemi pasur zgjidhje në fazën e sulmit, Në përgjithësi ka qenë një lojë e mirë, por nuk ka mjaftuar ajo periudha e fundit, në të cilën arritëm ta shkrijmë atë disavantazh që patëm prej -19 pikëve në vetëm -4, -5, por që në fund Peja arriti me plot meritë të shënonte fitore,” tha Radovic.
Trajneri malazias në fund pranoi se skuadrës do t’i duhej kohë për t’u adaptuar përforcimet e reja, që i janë bashkuar skuadrës së fundi.
“Bashkimi ka arritur t’i kalojë disa probleme financiare që ka pasur, pasi që tashmë ka arritur t’i transferojë disa lojtarë që ishin në treg. Tani jemi një skuadër e re dhe na duhet pak kohë që ata të adaptohen,” përfundoi ai.