BASHKIMI - DRITA
Radulovic debuton me fitore të pritur te Bashkimi
5 March, 2022 @21:42
Për shkak të kundërshtarit të lehtë, trajneri i ri i Bashkimit Dragan Radulovic, është pritur të debutojë me fitore në bankën e ekipit të tij.
Drita është skuadra e vetme pa fitore në Superligë, ndërsa është bërë si stërvitje për secilën skuadër, ndaj së cilës trajnerët po provojnë strategjitë e tyre për duele më të vështira.
E edhe Bashkimi nuk e kishte fare vështirë sonte dhe kështu marshoi drejt fitores 103-67 [29-6, 23-23, 29-18, 22-20].
Të gjithë lojtarët e pesëshes së parë të Bashkimit kanë kryer lojën me pikë dyshifrore, dy prej tyre edhe me double-double (Alban Veseli e John Florveus).
John Florveus luajti me 20 pikë e 11 kërcime, ndërsa nga 17 pikë shënuar Valon Bunjaku e Alban Veseli, ky i fundit shtoi edhe 12 kërcime për ekipin e tij.
Trajneri Radulovic duke parë kundërshtarin, i dha mundësi secilit lojtar në dispozicion të shijojë minuta në Superligë, ku Hajriz Hazeri shënoi 7 pikë në 16 minuta lojë, ndërsa Ensar Muriqi luajti 13 minuta e Enis Morina 1 minutë e gjysmë.
Te Drita amerikani Isaiah Johnson shënoi 21 pikë, ndërsa Qëndrim Demi 19.
Me këtë fitore Bashkimi ka përmirësuar paksa bilancin në 9-12 ndërsa Drita është pa fitore, 0-21.