FITORJA E PARË NË PJESË TË DYTË TË STINORIT

Foto: KFRahoveci/ fb
Rahoveci arrin fitoren e parë pranverore!
19 March, 2023 @18:56
Skuadra e Rahovecit pas katër ndeshjesh dhe ndërrimit të trajnerit dy xhiro më parë, sot ka arritur të regjistrojë fitoren e parë të pjesës së dytë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur Drenasin si vendas.
Rahoveci ka shënuar fitoren e parë me trajnerin Myrtezan Dula, ndërsa vreshtarët kanë shënuar nga një gol për pjesë, për përfundimtaren: Rahoveci 2-0 Drenasi [Haxhi Sada 29, Arian Telaku 60]. Përndryshe, Drenasi me sot bën 3 xhiro pa fitore!
Fitorja bën që Rahoveci të sigurojë pozitën e pestë me 30 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa Drenasi i gjashti ka 26 pikë. Në xhiron e radhës, Rahoveci është mysafir i Rilindjes 1974, ndërsa Drenasi mysafir i Vëllaznimit.