Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË PLOTË PËR SUPERLIGË

Rahoveci konfirmon lojtarët para PlayOutit

Rahoveci konfirmon lojtarët para PlayOutit


27 April, 2022 @10:52

KB Rahoveci, që disa vite më parë ishte nënkampion i Kosovës, sot është në rrezik për rënie nga elita, ndërsa në mesditën e sotme dhe të shtunën do të zhvillojë ndeshjet e PlayOutit ndaj Prishtinës së Re për të kërkuar edhe një vit Superligën.

Rahoveci përfundoi i parafundit në stinorin e rregullt 2021/22 dhe kështu ekipi do të duhet të luajë ndaj nënkampionit të Ligës së Parë për të siguruar edhe një edicion në elitë.

E mbrëmë vonë, për të hequr dilemat e adhuruesve klubi në fjalë ka bërë të ditur që të gjithë basketbollistët aktual të ekipit i ka në dispozicion dhe nuk do të ketë mungesa, derisa pritet që të jetë lojë e lehtë ndaj Prishtinës së Re.

“Konfirmojmë që për këto dy ndeshje të gjithë lojtarët aktual të klubit do të jenë në dispozicion të trajnerit ku do të kërkojmë qëndrimin në Superligë edhe në edicionin e ardhshëm,” ka shkruar ndër të tjera klubi i vreshtarëve.

Përndryshe, ndeshja e parë e PlayOutit luhet sot prej 12:15, ndërsa e kthimit prej 20:30 të shtunën në Rahovec.

Kujtojmë, Prishtina e Re ka qenë ekipi që ka arritur në finale të PlayOffit të Ligës së Parë, pa asnjë të huaj në skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga