VRESHTARËT

Rahoveci mbyll afatin kalimtar me sulmuesin Morina
4 February, 2022 @18:12
Skudra e Rahovecit ka bërë të ditur edhe përforcimin e fundit të skuadrës para mbylljes së afatit kalimtar të lojtarëve - në dritaren e janarit 2022.
Ai është Liman Morina, që deri tash ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë, ndërsa luan në pozitën e sulmuesit të krahut.
Sipas KF Rahoveci, Morina njihet për shpejtësinë e tij të depërtimeve, ndërsa është edhe lojtar luftarak, karakteristika këto të tija që kanë zgjuar interesimin e vreshtarëve për ta marrë atë në skuadër.
Rahoveci këtë stinor i është kthyer Ligës së Parë dhe është duke marrë pjesë në Grupin A. Vreshtarët shpresojnë të kalojnë këtë sezon duke mbijetuar aty.