Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERFEKCIONI VAZHDON

Rahoveci pranë fundit perfekt

Rahoveci pranë fundit perfekt


2 April, 2016 @17:47

Seria e pamposhtshmërisë së Rahovecit në Ligë të Parë të basketbollit ka vazhduar edhe sot, në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt.

Ekipi i drejtuar nga Valentin Spaqi ka shënuar fitore ndaj AS Kastriotit në Obiliq sot me mbi 30 pikë epërsi, duke i mposhtur ata 71-106.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e 19 me radhë për Rahovecin këtë stinor, që ka edhe një xhiro të mbetur për ta zhvilluar për të regjistruar rekordin perfekt në stinorin e rregullt në Ligë të Parë.

Në anën tjetër, AS Kastrioti pas kësaj ndeshjeje ka bilanc, 13-6.


 
Të gjitha lajmet nga