TRANSFER
Rahoveci prezenton përforcimin e ri amerikan
17 January, 2017 @18:05
Skuadra e Rahovecit sot ka prezentuar përforcimin e ri amerikan, Tyler Deihl.
Deihl është 25 vjeçar dhe luan në pozitat 1 dhe 2.
Ai më parë ka luajtur në kolegje të ndryshme amerikane si Georgia Gwizzlies, Francis Marion dhe Presbyterian College, ndërsa në dy edicionet e fundit ka pasur mesatare të shkëlqyera prej 31.6 pikëve dhe 10.7 asistimeve për ndeshje.
Deihl është i huaji i dytë i Rahovecit pas amerikanit tjetër Rashan Belinger dhe përforcimi i tretë në përgjithësi, pasi vreshtarët më parë ishin përforcuar edhe me basketbollistin nga Ylli, Altin Morina.