DRENICA - ARBËRIA

Rast ideal për Drenicën
14 March, 2021 @10:04
Drenica sot e pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë nga ora 13:00.
Për Drenicën ky është një rast i mirë, për t’u larguar nga zona e rrezikshme, ngase me një pikë më shumë para tyre gjendet Arbëria në pozitën e tetë.
Arbëria që në dy ndeshjet e luajtura e mposhti Drenicën me rezultat 1-0.
Drenica gjendet në pozitën 9 me 25 pikë, kurse Arbëria me 26 pikë gjendet një pozitë më lartë se sa kundërshtari.