Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Real Madrid fituese e El Clasicos

Real Madrid fituese e El Clasicos


15 November, 2019 @0:00

Në xhiron e tetë në Euroligë u zhvillua derbi më i madh spanjoll El Clasico, ku skuadra mbretërore mposhti katalunasit me rezultat 86-76.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për madrilenët pas një nisje jo të mirë në këtë sezon, kurse kjo ishte vetëm humbja e dytë për Barcën pas super formës që po kalon.

Theksohet loja e mirë ekipore tek mbretërit pasi që 4 lojtarë shënuan pikë dyshifrore, me Anthony Randolph si pikëshënuesi më i mirë me 16 pikë, derisa për blaugranët nuk mjaftuan 19 pikët e Nikola Mirotic.

Real Madrid me këtë fitore arrin bilancin 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Barcelona ka bilanc 6 fitore dhe 2 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague