PLAY OFF REF'
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Refer turk, në përballjen e dytë finale
16 May, 2017 @22:47
Pasi që në ndeshjen e parë finale refer kryesor i ndeshjes ishte maqedoni Zoran Mitrevski, skuadrat finaliste të Superligës, Bashkimi e Prishtina, do të vazhdojnë me ritëm të njejtë edhe në përballjen e dytë të serisë.
Kështu, FBK sot ka bërë të ditur se referi turk Yener Yilmaz do të ndajë drejtësinë në përballjen e dytë të serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës që zhvillohet nesër mbrëma në Sezai Surroi, ndërsa ndihmës do të jenë Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni.
Shiko: PLAYOFF SKEMA
Bashkimi udhëheq serinë finale 1-0 pasi që mposhti Sigal Prishtinën në duelin e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve duke e mposhtur me 10 pikë dallim.
Shiko: Raporti i ndeshjes së parë finale