RAHOVECI - TEUTA

Rekord pikë në histori të Ligës Unike, Rahoveci ende pa fitore
30 October, 2021 @23:14
Në ndeshjen në mes të Rahovecit dhe Teutës, që përfundoi me fitoren e skuadrës nga Durrësi, në kuadër të Ligës Unike, u shënuan rekord pikët në histori të kësaj Lige.
Teuta e mposhti Rahovecin me rezultat 103-123.
Për herë të parë në Ligën Unike, është kaluar caku i 100 pikëve në një ndeshje që nga themelimi i Ligës.
Tani rekordin e mban Teuta me 123, kurse Rahoveci i dyti me 103 pikë.
Ndërsa në ndeshje vreshtarët e kishin epërsinë në çerekun e parë prej 26-21, derisa Teuta e rrëmbeu epërsinë në çerekun e dytë dhe nuk e lëshoi deri në fund.
Te Teuta u dalluan Cameron Saterwhite me 30 pikë e 9 kërcime, Tyler Peterson me 25 pikë dhe ish-lojtari i Ylli Tamas Bruce me 21 pikë, derisa te Rahoveci u veçuan
Nick Banyard me 30 pikë, Altin Morina me 25 pikë, 10 asistime e 5 kërcime, dhe me nga 15 pikë Milik Yarbrough e Josh Greene.
Kjo ishte fitorja e parë e Teutës në 2 ndeshjet e luajtura, kurse Rahoveci ende nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron tjetër, Teuta takohet me Yllin, kurse Rahoveci me Prizrenin.