BOREA - BASHKIMI
Rekord sezonal për fitore
9 March, 2019 @18:34
Në ndeshjen hapëse të xhiros së XX të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore lehtë të parashikueshme ndaj Boreas në Pejë.
Kampioni në fuqi i Kosovës dominoi që nga fillimi e deri në fund, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë përfundimtar 58-142 (19-38, 15-22, 8-42, 16-40).
Dominimi i plotë i prizrenasve më së miri mund të shpjegohet me faktin që ata për vetëm 3 çerekë shënuan plot 102 pikë, derisa ndeshjen e mbyllën me plot 142 pikë të shënuara, duke e thyer rekordin sezonal të skuadrës, i cili ishte 116 pikë dhe që u shënua në ndeshjen e parë ndaj Boreas në Prizren.
Katër lojtarë të Bashkimit shënuan mbi 20 pikë personale sonte (Karanezi, Wofford, Haney Jr. dhe Hajrizi), derisa më të dalluarit prej tyre ishin Ujkan Karanezi me 26 pikë, 14 kërcime e 2 asistime dhe Lamar Wofford me 26 pikë, 13 kërcime e 2 asistime. Te Borea më i dalluari ishte kapiteni Ilir Shala me 22 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.
Pas 20 xhirove të zhvilluara, Bashkimi ka bilanc 10-10, kurse Borea sivjet ka shënuar vetëm 3 fitore dhe ndodhet në pozitën e fundit në klasifikim.
Xhiron e ardhshme, prizrenasit e presin në shtëpi Trepçën nga Mitrovica, kurse Borea përballet me Yllin në Suharekë.