STEVE KERR
Rekordin si lojtar, po e thyen si trajner
11 April, 2016 @10:53
Steve Kerr është pranë diçkaje që më parë nuk e ka arritur askush dhe kjo për herë të dytë.
Ai ka qenë pjesë e Chicago Bullsit legjendar të vitit 1995/96 kur patën arritur shifrën e 72 fitoreve në stinorin e rregullt.
Sot, ai ka barazuar këtë rekord si trajner i ekipit të Golden State Warriors, duke e arritur këtë shifër prej 72 fitoreve në stinor.
Ndërsa në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt ai do të mund ta thyejë atë, me 73 fitore nëse mposht Memphisin.
Në pyetjen Warriors 2015/16 apo Bulls 1995/96 Kerr ka thënë:
“Pyetje e vështirë për tu përgjigjur, jo vetëm pse po i krahasoni epokat, por edhe gramatikisht e vështirë. Unë nuk e di kush është “ne” dhe kush janë “ata” që po më pyesni. Do të them kështu: Nëse dy ekipet do të luanin mes veti, nuk ka dilemë se ne do ta fitonim ekipin tonë,” ka thënë Kerr.