DREJT BULLGARISË

Foto: SlobodnaDalmacija
Rënia vazhdon, Dajaku te CSKA!
21 January, 2025 @8:52
Futbollisti 23 vjeçar, prej të cilit pritej shumë në karrierë, po vazhdon me rënien e lirë në karrierë dhe tashmë pasi që u përjashtua nga ekipi i Hajdukut të Splitit ku nuk arriti t’i bindet urdhërave të Gennaro Gattusos, është bërë anëtar i CSKA-së së Sofjes.
Leon Dajaku, sulmues i krahut që u rrit në Gjermani dhe pasi që kaloi gati të gjitha grupmoshat e Stuttgartit arriti në Bayern II e më pas Union Berlin, nuk arriti më tej të përparojë. Në stinorin 2022/23 ai ra prej Sunderlandit në St Gallen, e më pas në Hajduk, kurse së fundi në CSKA të Sofjes.