KINA 2019
Republika Domenikane dhe Zelanda e Re befasojnë kundërshtarët
3 September, 2019 @17:03
Gjermania pëson humbje edhe në ndeshjen e dytë, kësaj radhe nga Republika Domenikane me rezultat 70-68.
Eloy Vargas me 16 pikë dhe 5 kërcime ishte basketbollisti më efektiv tek Domenikanët, derisa tek Gjermania antari i Boston Celtics, Daniel Theis realizoi 12 pikë, 8 kërcime dhe 5 vjedhje të topit.
Ndeshje tjetër interesante e ditës së sotme ishte ndërjmet Zelandës së Re dhe Malit të Zi, ku përfundoi me fitore të Zelandes së Re me rezultat 93-83.
Lojtari më i mirë tek fituesit ishte Corey Webster që shënoi 25 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime, derisa tek Mali i Zi lojtari më efektiv ishte Nikola Ivanovic me 18 pikë dhe 7 asistime.
Australia pa befasi arriti që të mposht Senegalin me rezultat 81-69.
Basketbollisti i Utah Jazz, Joe Ingles me 17 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime ishte afër shifrave triple-double, ndërsa për afrikanët Xane Dalmeida me 14 pikë dhe 5 kërcime ishte më i veçuari.
Çekia pa ndonjë vështirësi ka mposhtur Japonin me rezultat 89-76, duke e arritur fitoren e parë në këtë Botëror.
Blake Schilb dhe Jaromir Bohacik me nga 22 pikë ishin basketbollistët më të mirë tek evropianët, derisa tek japonezët talenti Rui Hachimura me 21 pikë dhe 6 kërcime ishte më i miri