Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Riogranizohet KB Trepça, kryesia e re në ardhje

Nga takimi i sotëm: Besim Braha, Kemajl Muja, Shaban Myftari, Albert Shala, Linda Shala, Vullnet Sefaja dhe Lindrit Misini/ Foto: KBTrepca

Riogranizohet KB Trepça, kryesia e re në ardhje


3 October, 2020 @20:33

KB Trepça shpreson në të ardhme të mirë. Së paku kështu është dukur fotografia ku klubi mitrovicas ka publikuar njoftimin e fundit dhe shpresëdhënës për basketbollin e këtij qyteti.

Kryetari i deritashëm i klubit Shaban Myftari është tërhequr nga posti i tij për shkak të moshës, ndërsa sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha dhe drejtori sportiv Naim Hajrizi thuhet të kenë lëshuar rrugë për angazhimin e energjive të reja në klubin gjelbër-e-zi.

Kështu, klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala dhe Edin Vërbiqi do të angazhohen për riorganizimin e klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjes së Bordit të ri të KB Trepçës.

Me këtë, xehetarët pritet që shpejtë të krijojnë një ekip konkurrues në basketbollin vendor, ndërsa përforcimet për edicionin e ri do të ndodhin brenda javëve në vijim, pasi që siç dihet sezoni i ri i garave fillon në fund të këtij muaji, kurse Trepça duhet luajtur ndeshje PlayOuti për mbetje në elitë!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga