Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH LOJTARI I PEJËS DHE TREPÇËS

Rodney Purvis zyrtarizohet në ligën lituaneze

Rodney Purvis zyrtarizohet në ligën lituaneze


9 February, 2023 @13:30

Basketbollisti i deridjeshëm i KB Pejës, Rodney Purvis, që pati paraqitje tepër të mira me verdhezintjë deri në fund të ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës dhe u nda me ekipin pas ciklit të tretë të ndeshjeve në elitë, është zyrtarizuar pak më parë në elitën e basketbollit lituanez.

BC Gargždai ka zyrtarizuar Purvisin, duke bërë të ditur se ai do të debutojë te skuadra e tyre në ndeshjen e fundjavës.

Rodney Purvis @ Gargzdai

“Mirësevjen Rodney. Ekipi ka shtuar në skuadër lojtarin amerikan që do të debutojë në ndeshjen e fundjavës,” ka shkruar njoftimi i shkurtër i Gargždai në rrjete sociale sot.

Purvis përndryshe ka pasur mesatare prej 18.7 pikësh për Pejën ndërsa ka luajtur mesatarisht edhe me 3.7 asistime. Para Pejës, ai ka qenë pjesë e Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga