ROMA 2-0 LAZIO

Foto: AS Roma
Roma fiton derbin e kryeqytetit
15 May, 2021 @22:48
Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Lazios në xhiron e parafundit të Serie A-së.
Golin e parë për Roman e shënoi Mkhitaryan në minutën 42’, ndërsa fitoren e konfirmoi Pedro në minutën e 78’.
Me këtë fitore, Roma përforcon pozitën e 7 përmes së cilës mund të kualifikohet në Europa League, ndërsa Lazio mbetet në pozitën e 6 dhe humb mundësinë për t’iu afruar Napolit që gjendet në vendin e 5.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e filloi ndeshjen si startues te Lazio dhe u zëvendësua në minutën e 59’, ndërkaq ai i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u inkuadrua në lojë për Romën në minutën 38’ dhe luajti deri në fund të takimit.