PARA SHORTIT
Rregullat e shortit në FIBA Europe Cup
7 February, 2019 @11:08
Pas pak çastesh nis shorti i fazës së PlayOffit të FIBA Europe Cup 2018/19, ku për herë të parë do të jetë i pranishëm edhe një ekip kosovar, pasi që Prishtina mbrëmë shfrytëzoi maksimalisht mundësinë, duke e mposhtur Karsiyakën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Të gjitha 16 ekipet që do të futen në short në të tetën e finales së FIBA Europe Cup janë:
Nga FIBA Europe Cup:
1. s.Oliver Wurzburg (GER)
2. Avtodor Saratov (RUS)
3. Dinamo Sassari (ITA)
4. Pallacanestro Varese (ITA)
5. Ironi Ness Ziona (ISR)
6. Bakken Bears (DEN)
7. Alba Fehervar (HUN)
8. Pinar Karsiyaka (TUR)
9. Balkan BC (BUL)
10. Donar Groningen (NED)
11. Z Mobile Prishtina (KOS)
12. ZZ Leiden (NED)
Nga Basketball Champions League:
1. UNET Holon (ISR)
2. Filou Oostende (BEL)
3. Ventspils (LAT)
4. Telekom Baskets Bonn (GER)
TOP 16 luhet në sistemin vajtje-ardhje, në datat 6 dhe 13 mars.
Ekipet e kualifikuara si vendet e treta nga grupet e FIBA Europe Cup, nuk mund të ndeshen mes veti. Pra, Prishtina nuk do të takohet me Groningenin e as me Leidenin, të dyja këto ekipe holandeze si dhe me Alba Fehervarin.
Nëse shortohen dy ekipe nga FIBA Europe Cup, ekipi që e ka kryer më suksesshëm fazën e dytë grupore, do të jetë mysafir në ndeshjen e dytë, të kthimit.
Nëse shortohen dy ekipet që kanë ardhë nga Basketball Champions League, ekipi që ka kryer më mirë pjesën grupore, ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi.
Nëse një ekip i FIBA Europe Cup bjen në short me një ekip të Basketball Champions League, atëherë ekipi i FIBA Europe Cup e ka avantazhin të luaj ndeshjen e kthimit në shtëpi.