SZOLNOKI - WURZBURG
Wurzburg kryen punë, tash duhet të fitojë Prishtina
6 February, 2019 @19:49
Skuadra gjermane Wurzburg ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e fundit të grupit, duke e mposhtur ekipin hungarez Szolnoki Olaj 83-92 [24-23, 24-33, 15-21 dhe 20-15].
Me këtë, Wurzburg ka përfunduar Grupin I të FIBA Europe Cup me bilanc 6-0, ndërsa Szolnoki 1-5, që i hap rrugë Prishtinës me fitore ndaj Karsiyakës të kalojë në TOP 16 të garës.
Gjermanët e drejtuar nga trajneri Denis Wucherer janë treguar të pakompromis në grup dhe llogariten ndër skuadrat më të mira të sezonit në FIBA Europe Cup.
Wurzburg shfrytëzoi të gjithë basketbollistët në dispozicion gjatë kësaj ndeshjeje, ndërsa më efikasi ka qenë Joshua Obiesie me 21 pikë e 4 kërcime në fitore.