SKILLS CHALLENGE / ALL STAR 2019
Luka Doncic në garë për shkathtësi në All Star 2019
6 February, 2019 @14:54
Tetë lojtarë janë caktuar të marrin pjesë në garën për shkathtësi në vikendin e All Starit 2019 që do të mbahet në Charlotte.
Talenti slloven Luka Doncic, që po e kalon një stinor të shkëlqyeshëm në vitin e parë të tij në NBA, do t’i tregojë aftësitë me top në All Star.
Këta janë kandidatët për shkathtësi në All Star 2019:
Luka Doncic (Dallas Mavericks)
Jayson Tatum (Boston Celtics)
Kyle Kuzma (Los Angeles Lakers)
Nikola Jokic (Denver Nuggets)
De’Aaron Fox (Sacramento Kings)
Nikola Vucevic (Orlando Magic)
Trae Young (Atalanta Hawks)
Mike Conley (Memphis Grizzlies)
All Stari 2019 do të fillojë më 15 shkurt dhe do të zgjas deri më 17 shkurt.