DARDAN BERISHA
Dardani mund të qëndrojë deri në fund të stinorit
5 February, 2019 @15:17
Basketbollisti më i mirë i Kosovës dhe kapiteni i reprezentacionit, Dardan Berisha, ka kërkuar që Pallati i Rinisë dhe Sporteve të stërmbushet për ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup.
Prishtina luan ndeshjen vendimtare me mundësi historike për kualifikim në TOP 16 të FIBA Europe Cup.
Rëndësia e ndeshjes
“Ka rëndësi të madhe për ekipin dhe gara është shumë e fortë, ndërsa rivali është ish anëtar i Euroligës, kampion i dikurshëm i Turqisë dhe është tepër i fuqishëm” ka treguar Dardan Berisha në konferencë për shtyp.
“Lehtë nuk do të jetë, por me fitore shkojmë tutje,” ka shtuar ndër të tjera Dardani.
Vazhdimi i kontratës me Prishtinën
Gjithashtu ai u pyet nëse do të vazhojë të qëndrojë te Prishtina, nëse ekipi eliminohet nga garat e mëtutjeshme evropiane.
“Jemi të fokusuar për nesër. Disa lojtarë kanë kontrata deri në fund të stinorit, disa jo. Kjo pyetje është më shumë për kryesinë, por personalisht mund të qëndrojë deri në fund të stinorit,” ka bërë të ditur Berisha.
LEXO: SI KUALIFIKOHET PRISHTINA?
Prishtina më 6 shkurt pret ekipin turk Karsiyaka, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së dytë grupore të FIBA Europe Cup.
Vetë arritja në fazën e dytë grupore është historike për një skuadër kosovare, ndërsa nëse arrihet edhe sigurimi i TOP 16 të FIBA Europe Cup, atëherë suksesi do të ishte edhe më i madh.