DAMIR MULAOMEROVIC
Ekipi është i gatshëm për të bërë historinë
5 February, 2019 @14:20
Trajneri i Prishtinës, që njëkohësisht është edhe trajner i reprezentacionit të Kosovës, Damir Mulaomerovic, ka thënë se ekipi i tij është i gatshëm për të bërë historinë.
“Loja është tepër e rëndësishme, jo vetëm për Prishtinën si klub, por edhe për Kosovën si vend. Lojtarët janë të vetëdijshëm për sfidën dhe janë të përgatitur për duelin më të rëndësishëm për ta në gara ndërkombëtare,” ka thënë ndër të tjera Mulaomverovic.
Prishtina më 6 shkurt pret ekipin turk Karsiyaka, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së dytë grupore të FIBA Europe Cup.
LEXO: SI MUND TË ARRIJË PRISHTINA NË TOP 16
Vetë arritja në fazën e dytë grupore është historike për një skuadër kosovare, ndërsa nëse arrihet edhe sigurimi i TOP 16 të FIBA Europe Cup, atëherë suksesi do të ishte edhe më i madh.