TEAM OF THE WEEK 17
TOP 5-shja e javës në Superligë (XVII)
5 February, 2019 @9:16
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XVII të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Valon Bunjaku (Prishtina), Frederick Richardson (Rahoveci), Samir Zekiqi (Trepça), Garrius Holloman (Ylli) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).
Në TOP 5-shen e xhiros XVII, më së lehti hyri i riu prizrenas Valon Bunjaku. Prishtina e mposhti Borean me rezultat 52-140, derisa Valoni hyri në histori të Superligës me performancën e tij. Ai luajti me dyshifror të katërfishtë (Quadruple-Double), prej 21 pikëve, 21 asistimeve, 12 kërcimeve dhe 12 topa të vjedhur.
Frederick Richarson i Rahovecit, ishte më i miri te vreshtarët në fitoren minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Yllit. Richardsoni luajti me 23 pikë e 12 kërcime.
Samir Zekiqi me 20 pikë, 7 kërcime e 2 asistime, u vendos në TOP 5-shen e javës, derisa Trepça e mposhti Lipjanin pa problem.
Garrius Holloman, krahas humbjes nga Rahoveci, me double-double e dytë rresht, prej 18 pikëve e 13 kërcimeve, hyri në TOP 5-shen e javës.
Një tjetër double-double erdhi nga qendra e Prizrenit, Urim Zenelaj, i cili luajti me 15 pikë e 11 kërcime kundër Bashkimit, për ta përmbyllur pesëshen e përzgjedhur për këtë xhiro.