KOMBINIMET NË FIBA EUROPE CUP
Prishtina në shpresë shtesë para ndeshjes së fundit
4 February, 2019 @23:41
Do të ketë shumë lëvizje në xhiron e fundit të fazës së dytë grupore të FIBA Europe Cup, ka shkruar në njoftimin e fundit faqja zyrtare e garës.
Kjo, pasi që rezultatet e ekipeve të FIBA Europe Cup në këtë xhiro, do të varen edhe nga ato të Ligës së Kampionëve të basketbollit.
Me dhjetë ekipe që kanë siguruar fazën e radhës, për gjashtë vende të mbetura në të dyja garat, një numër i caktuar i ekipeve po bën garë për kualifikim tutje.
Nga katër grupet (I, J, K dhe L) e FIBA Europe Cup zakonisht dy të parat shkojnë tutje, ndërsa tetë skuadra tjera vijnë nga pozitat 5-6 të grupeve (A, B, C dhe D) të Ligës së Kampionëve të Basketbollit, për tu kompletuar TOP 16-shja e FIBA Europe Cup.
Në FIBA Europe Cup, tetë bileta kualifikuese sigurohen, por ka vend edhe për tre “humbës fatlum”. Ekipet që mund të kalojnë në raundin e radhës të FIBA Europe Cup, varen nga rezultatet e disa skuadrave që garojnë edhe në Basketball Champions League, pasi që të gjitha skuadrat nuk kanë aplikuar për të vazhduar garat nga BCL në FIBA EuropeCup.
Në këtë garë, i shfaqet edhe një opcion ekipit të Prishtinës. Tre vendet e treta më të mira nga katër grupet do të sigurojnë një vend në TOP 16 të FIBA Europe Cup, por kjo nuk e mohon edhe mundësinë e më shumë ekipeve.
Renditja aktuale e ekipeve më gjasa më të mira në FIBA Europe Cup për një vend që i dërgon në TOP 16 është kështu:
1. Vendi i tretë i Grupit J (8 pikë, bilanci 3-2);
2. ZZ Leiden (7 pikë, bilanci 2-3, koshdallimi -70);
3. Groningen (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -23);
4. Szolnoki (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -50);
5. Prishtina (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -61);
6. AEK (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -69);
7. Levski (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -75) dhe
8. Kataja (6 pikë, bilanci 1-4, koshdallimi -107).
Prishtina më 6 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve (19:00) pret ekipin turk, Karsiyaka. Në duelin e zhvilluar në Turqi, Karsiyaka e kishte mposhtur Prishtinën me 22 pikë dallim, 107-85.
Pra lufta kryesore e skuadrave me mundësi për të shkuar tutje nga FIBA Europe Cup, është që të arrihet fitorja e dytë grupore (për secilën që nuk i ka dy fitore) dhe të bëj koshdallimin më të mirë për të kapur pozitën e tretë, që u siguron TOP 16-shen.
Të gjitha skuadrat tjera që arrijnë fitoren e dytë dhe do të renditen në pozitat nën të tretën, do të shpresojnë në rezultatet që vinë nga Basketball Champions League.
Prishtina me fitore nesër mbrëma dhe një humbje e Szolnokut (luajnë ndaj të pamposhturit Wurzburg), me shumë gjasa do të përfudonte në pozitën që do t’i siguronte TOP 16-shen bardhekaltërve, për herë të parë në histori të klubit.
FIBA EUROPE CUP, GRUPI I:
Wurzburg | 5-0 | kualifikuar në TOP 16 | |
Karisyaka | 3-2 | kualifikuar në TOP 16 | |
Szolnoki | 1-4 | me gjasa për TOP 16 | |
Prishtina | 1-4 | me gjasa për TOP 16 |