DEBUTOI DRILONI
Si debutoi Drilon Hajrizi te Bashkimi?
2 February, 2019 @21:58
Basketbollisti i ri i Bashkimit, Drilon Hajrizi, ka debutuar sonte për Bashkimin.
Me këtë debutim, ai zyrtarisht është bërë lojtari i parë në Kosovë që ka arritur të veshë fanellat e të gjitha ekipeve të katërshes së madhe (Bashkimi, Peja, Prishtina dhe Trepça).
Arritje historike për Drilonin kjo, derisa në debutimin e tij për ekipin prizrenas, lojtari nga Mitrovica ka shënuar 14 pikë, 13 kërcime e 5 asistime duke përfunduar ndeshjen me double-double.
Ai ka pasur edhe 5 faulla të fituara për 32 minuta sa ishte në parket, ndërsa për tre pikë ka shutuar 1/7 sonte, kurse për gjuajtjet e lira 7/8.
Hajrizi performancën e tij te Bashkimi e ka kryer me indeks të vlefshmërisë në kuotën 19.