Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Rriten apetitet te Trepça, transferohet qendra greke

Rriten apetitet te Trepça, transferohet qendra greke


16 January, 2021 @20:53

Pas fitores së parë në gjysmën e dytë të kampionatit që u arrit sot ndaj Bashkimit, apetitet te skuadra e fundit e Superligës, Trepca, janë rritur akoma më shumë.

Xehetarët menjëherë pas ndeshjes kanë zyrtarizuar edhe përforcimin më të ri, qendrën 210 centimetërshe nga Greqia, Stavros Toutziarakis.

Toutziarakis vjen nga kampionati elit grek, përkatësisht nga skuadra Ionikos Nikaias. Ai gjithashtu ka pasur karrierë edhe në skuadrat nga shtetet si Hungaria dhe Suedia.


 
Të gjitha lajmet nga