Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET NË "SHANI NUSHI"

Rron Dahsyla vazhdon me Vëllaznimin

Rron Dahsyla vazhdon me Vëllaznimin


21 July, 2022 @11:14

Njëri ndër lojtarët që pritet të rritet edhe më në aspketin basketbollistik, Rron Dahsyla, ka vazhduar kontratën me KB Vëllaznimin edhe për një stinor.

Dahsyla djersit edhe fanellat e Kosovës U20 e U18, ndërsa përvoja e tij nga garat ndërkombëtare do të jetë e mirë se ardhur për kuqezinjtë.

Rron Dahsyla

Gjithashtu, Rroni ka qenë pjesë e Gjakovës së Re në ligën më të ulët të Kosovës të basketbollit, ku gjithashtu ka marrë vendin e parë sikurse me Vëllaznimin në Ligë të Parë 2021/22.

Basketbollisti 17-vjeçar është zyrtarizuar sot nga klubi i tij.

“Edhe një sezon kuqezi. Pas një sezoni të suksesshëm ku u bë kampion me dy ekipe (Vëllaznimi e Gjakova e Re), Rroni vazhdon të jetë pjesë e KB Vëllaznimit edhe për një sezon. Lojtari i kombëtares U20 dhe U18 do të jetë ndihmesë shumë e madhe për klubin. We love you Rroni,” - ka shkruar njoftimi i KB Vëllaznimi sot.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga