40 PIKË EPËRSI
Rrufeja e godet Lakersin
20 December, 2015 @3:08
Tifozët dhe lojtarët e Los Angeles Lakersit, pothuajse me pa durim janë duke pritur që të përfundojë ky stinor katastrofal i tyre.
Një humbje të thellë e përjetuan, kundër Oklahoma City Thunder, me 40 pikë epërsi, ku rezultati përfundimtar ishte 118-78 në fund.
Kevin Durant, ishte koshashënuesi më i mirë tek ekipi vendas me 22 pikë, si dhe i rrëmbeu edhe 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga turku, Enes Kanter, me 19 pikë e 14 kërcime.
Në anën tjetër, legjenda Kobe Bryant, mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa 20 pikët e Louis Williamsit, nuk mjaftuan për ndonjë përmirsim në rezultat të ndeshjes.
Oklahoma, ka një bilanc prej 18 fitoreve e 9 humbjeve, derisa Los Angeles Lakers, gjendet në fund të tabelës në Konferencën Perëndimore, me 4 fitore e 23 humbje deri më tani.