Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEBOYS

RTV 21 kalon Trepçën

BOROZANI/Erdis Driza

RTV 21 kalon Trepçën


21 March, 2013 @13:11

Transferi i RTV 21-shit, Elvan Iljazi, që erdhi gjatë mini afatit kalimtar të dimrit në kryeqytet nga Bashkimi, ka shpërthyer në ndeshjen ndaj skuadrës më të dobët të elitës së basketbollit kosovar. 

Gjithsesi barrën kryesore e kanë mbajtur amerikanët, Brandon Roberson dhe Kendrick Jones, mirëpo mbrëmë nuk ka munguar as kontributi i lojtarëve tjerë. 

Jones shënoi 24 pikë, derisa Roberson dhe Iljazi shtuan nga 20 të tjera për fitoren 106-63 të Teleboysave ndaj vushtrriasve.

Në anën tjetër lojtarët e trajnerit Gazmend Merovci nuk kanë arritur për asnjë moment t’i bëjnë ballë Teleboysave, derisa janë mposhtur edhe në çerekun e fundit kur trajneri i RTV 21, Adin Adinovic, futi në lojë tërë bankën rezervë. 

Me këtë fitore Teleboysat ngritën kuotën e fitoreve në dhjetë krahas po aq humbjeve dhe me padurim presin që Bashkimi të arrijë fitore sot ndaj Trepçës si mysafir për t’ia mundësuar atyre barazimin në pikë me vendin e katërt. Për herë të parë këtë stinor RTV 21 ka arritur që të hyjë në zonën e play-offit, së paku derisa Trepça ta zhvillojë sot pasdite ndeshjen me Bashkimin, që pa marrë parasysh rezultatin, do ta kthejë kampionin në vendin e katërt. 

Tabela aktuale > http://borozani.com/tabelat/bkt-superliga



BKT SUPERLIGA, XHIROJA XX

RTV 21 - Kosova Vushtrri 102-63 Rezultati përfundimtar (32-6; 19-23; 32-12 dhe 23-22) Rezultati sipas çerekëve


TOP 5 Koshashënuesit e RTV 21:

1 Kendrick Jones 24 pikë
2 Elvan Iljazi 20 pikë
3 Brandon Roberson 20 pikë
4 Driton Bajrami 16 pikë
5 Ersan Ozseven 8 pikë


TOP 5 Koshashënuesit e Kosovës:

1 Festim Fejzullahu 20 pikë
2 Arian Tahiri 11 pikë
3 Besmir Nuli 8 pikë
4 Anton Maloku 7 pikë
5 A. Deliqi 6 pikë

 
Të gjitha lajmet nga