Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAPLES CENTER

Rubio me rekord karriere mposht Lakersin

Rubio me rekord karriere mposht Lakersin


29 October, 2015 @9:35

Ujqit e Minnessotës janë treguar shumë zemërmëdhenjë në përballje me Los Angeles Lakersin, duke luftuar hatashëm për të arritur deri te fitorja minimale ndaj ekipit të Kobe Bryantit. 

Ricky Rubio ka shënuar rekord pikët e karrierës, 28, derisa ka regjistruar edhe 14 asistime për të befasuar krejt Staples Centerin. 

Timberwolves ishte 16 pikë në disavantazh kur nisi pjesën e dytë të ndeshjes, por ndezja e motorëve në pjesë të dytë bëri që ata të dalin fitues në këtë përballje. 

Te vendasit, Kobe Bryant shënoi 24 pikë në natën e parë të stinorit të njëzetë të tij me Lakersat, duke e thyer rekordin e John Stocktonit për stinorë të kaluar me radhë në një ekip. 

Lakers do të shkojë te Mbretërit e Sacramentos në ndeshjen e radhës, ndërsa Ujqit janë te Denver Nuggets. 


 
Të gjitha lajmet nga