PEJA - KUMANOVO
Rundles dhe Veseli, mjaftojnë për Kumanovën
8 February, 2017 @20:35
Peja ia ka shkaktuar humbjen e parë në fazën e dytë grupore skuadrës së Kumanovës.
Verdhezinjtë e kanë mposhtur me rezultat bindës rivalin e tyre, derisa dyshja Rundles-Veseli, e kanë kryer më shumë se gjysmën e punës, në shënimin e pikëve për Pejën.
Të dy së bashku shënuan 47 pikë, apo më shumë se 2/3 e pikëve të Kumanovës.
Mysafirët ishin më të mirë se Peja vetëm gjatë çerekut të parë, të cilin e përmbyllën me 4 pikë epërsi, 15-19.
Në çerekun e dytë Peja morri hov me 13 pikët e njëpasnjëshme të amerikanit Cameron Rundles, i cili shënoi plot 4 trepikësha gjatë kësaj periudhe.
Loja e mirë e Pejës vazhdoi edhe në çerekun e tretë, ndërsa rolin e liderit e morri Alban Veseli, i cili deri në këto çaste kishte përqindje katastrofale duke dështuar nga 8 tentime nga loja.
Megjithatë Veseli e morri veten dhe në çerekun e tretë shënoi 13 pikë, për t’ia mundësuar shkëputjen në rezultat skuadrës së Pejës.
E kjo epërsi ishte pamundur të përmbyset nga ana e Kumanovës, e cila u desh të pajtohet me humbjen në Karagaç.
MË TË DALLUARIT
Rundles ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 25 pikë të shënuara, ku prej tyre 19 i shënoi vetëm në çerekun e tretë.
Atë e ndjeku Alban Veseli me 22 pikë, por me përqindje shumë të dobët të shënimit, për shkak të dështimeve të shumta gjatë pjesës së parë.
Në anën tjetër, te Kumanova më i miri ishte organizatori amerikan, Yonel Brown, që shënoi 19 pikë dhe pati 4 asistime.
Vlen të ceket se për Pejën në këtë ndeshje debutoi edhe përforcimi i ri, Slobodan Miljanic.
GJENDJA AKTUALE NË GRUP
Peja tani ka bilanc të barabartë mes fitoreve dhe humbjeve, sikurse edhe Teodo, e cila e mposhti sot Karpos Sokolin.
Kurse Kumanova, pavarësisht kësaj humbjeje, vazhdon të kryesojë në grup me 3 fitore e 1 humbje.
Peja ndeshjen e radhës e luan më 22 shkurt, ku përballë do ta ketë përsëri Kumanovën, por kësaj radhe kjo e fundit do të jetë nikoqire.
PEJA
1 | Cameron Rundles (34:41) | 25 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
2 | Alban Veseli (30:55) | 22 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
3 | Jamie Skeen (33:12) | 16 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Arian Qallaku (26:49) | 6 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
5 | Mirza Ahmetbasic (27:21) | 6 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Slobodan Miljanic (19:59) | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Austin Tillotson (14:02) | 3 pikë | 4 asistime | - |
8 | Arti Hajdari (12:57) | 3 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Leonard Mekaj | - | - | - |
10 | Egzon Kuqi | - | - | - |
11 | Blendi Matoshi | - | - | - |
12 | Noah Dahlman | - | - | - |
KUMANOVO
1 | Yonel Brown (27:04) | 19 pikë | 4 asistime | - |
2 | Danilo Mijatovic (32:56) | 16 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Dimitar Karadjovski (30:40) | 10 pikë | 1 kërcim | 5 asistime |
4 | Stefan Zivanovic (32:04) | 9 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
5 | Miladin Pekovic (27:25) | 6 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
6 | Marjan Janeski (26:52) | 4 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
7 | Radoslav Pekovic (8:49) | 4 pikë | - | - |
8 | Nikola Karakolev (14:07) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Martin Jovanovski | - | - | - |
10 | Miodrag Todorovic | - | - | - |
11 | Gjorgji Georgievski | - | - | - |
12 | Danijel Avramoski | - | - | - |