Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: RUSIA - NIGERIA

Rusia me vështirësi mposhtë Nigerinë

FOTO/ fiba.com

Rusia me vështirësi mposhtë Nigerinë


31 August, 2019 @15:42

Një ndeshje interesante në ditën e parë të Kampionatit Botëror Kina 2019, u luajt në mes të Rusisë dhe Nigerisë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 82-77 në favor të rusëve, kurse ndeshja shkoi herë në një anë herë në anën tjetër.

Duke qenë më e kujdesshëm në çerekun e fundit, Rusia e regjistroi fitoren e parë në grupin B.

Mikhail Kulagin ishte koshashënuesi më i mirë te rusët me 16 pikë, kurse te Nigeria u dallua Josh Okogie me 18 pikë.

Rusia ndeshjen e dytë të grupit do ta luaj kundër Koresë, derisa Nigeria ndaj Argentinës.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019