Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

S.O.S për Lakers

REUTERS/Jim Urquhart

S.O.S për Lakers


9 November, 2012 @20:20

Skuadra e trajnerit Mike Brown, është duke kaluar një fillim të stinorit katastrofal, ku në pesë ndeshjet e zhvilluara, kanë vetëm një fitore.

Utah Jazz, pjesën e parë e përfundoi me 10 pikë epërsi, ku rezultati ishte 51-41 në favor të tyre. Super ylli i Lakersave, Kobe Bryant me 29 pikë të shënuara u mundua ta mbajë skuadrën në lojë, por ekipi Utah ishte i pa mëshirshëm ndaj skuadrës mysafire dhe përfunduan ndeshjen me fitore 95-86.

Më i miri i skuadrës vendase ishte Al Jefferson i cili luajti me 18 pikë e 10 kërcime, ndërsa 29 pikët e Kobe Bryantit u shërbyen vetëm për statistikë. Serinë fenomenale të fitoreve të skuadrës San Antonio Spurs, i’a ndërpreu Los Angeles Clippers.

Spursat ndalen nga Clippersat

Skuadra e dytë e Los Angelesit, me ndihmën e qendrave Blake Griffin i cili luajti me 22 pikë e 10 kërcime dhe DeAndre Jordan me 20 pikë e 11 kërcime, arritën ta mposhtin dhe ta përfundojnë serinë e fitoreve të San Antonio-së.

Rezultatet e takimeve:

Golden State - Cleveland 106-96 Clippers - San Antonio 106-84 Sacramento - Detroit 105-103 Utah - Lakers 95-86 Dallas - Toronto 109-104 Minnesota - Orlando 90-75 Houston - Denver 87-93 New Orleans - Philadelphia 62-77 Milwaukee - Memphis 90-108 Miami - Brooklyn 103-73 Atlanta - Indiana 89-86 Boston - Washington 100-94 OT Charlotte - Phoenix 110-117


 
Të gjitha lajmet nga