ADIS BECIRAGIC
Sa më shumë luajmë bashkë, aq më të mirë po bëhemi
27 October, 2021 @23:40
Trajneri i Yllit Adis Beciragic ka lëvdëruar lojën e ekipit të tij, por vetëm në pjesë të dytë, ndërsa ka përmendur një lojtar që ka ngritur jashtëzakonisht motivimin e skuadrës me të hyrë në lojë.
“Sa më shumë po luajmë bashkë aq më të mirë po bëhemi,” ka thënë fillimisht trajneri boshnjak i Yllit, duke u ndërlidhur me serinë e fitoreve të skuadrës, që tashmë ka shënuar të katërtën në pesë ndeshjet e fundit.
“Në pjesë të dytë kemi qenë me të vërtetë ekip i fortë, gjë që s’mund ta them për pjesën e parë që e luajtëm shumë butë. Më duhet të përmend edhe [Ardit] Pepaj që ka ngritur ekipin me të hyrë në lojë, shtoi motiv në skuadër, ndikoi pozitivisht në lojë,” ka thënë ai.
Seria e mirë e kapur nga Ylli tashmë ka bërë që skuadra edhe të ngritet në renditje, ndërsa pas startit befasues prej 0-3, suharekasit tashmë janë në bilansin 4-4.